Lajmet e fundit

Rok grupi amerikan, "Red Hot Chili Peppers" janë detyruar që t’i anulojnë koncertet e tyre.
I pari koncert që nuk u realizua ishte të dielën dhe kjo ndodhi për shkak të gjendjes shëndetësore të lokalistit Anthony Kiedis, i cili kishte thënë të ketë dhimbje dhe shtrëngime të fuqishme në stomak.
Koncerti i së dielës ishte paraparë të mbahej në Irvine në Kaliforni, dhe është anuluar në minutën e fundit. Ndërsa, edhe një koncert që e kishin paralajmëruar të hënën në Los Angeles, e kanë lajmëruar si të anuluar për shkak se Kiedis ende nuk ka bërë më mirë, shkruan revista amerikane Rolling Stones, transmeton Klan Kosova.
Kiedies ishte dërguar në spital, ndërsa kitaristi Josh Klinghoffer kishte dalë para turmës duke iu kërkuar falje për anulimin e koncertit dhe duka iu sqaruar pse nuk ka shkuar gjithçka siç ishte planifikuar.