Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të bëjnë koalicion në Komunën e Vushtrrisë.
Gjatë mbrëmjes është njoftuar se atje LDK dhe Vetëvendosje kanë arritur koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar, por këtë e ka mohuar pak më parë njëri prej kandidatëve për asamble nga Vetëvendosje.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka koalicion me LDK-në në Vushtrri”, ka shkruar në Facebook, Faton Shabani.
LDK ka shkuar në balotazh si e dyta, pas PDK-së në këtë komunë.