Lajmet e fundit

Procedura inspektuese në bazë të kompetencës zyrtare nuk është ngritur për rastin bombat në Maqedoni e as nuk kemi marrë ankesa nga qytetarët e përfshirë nga materialet e publikuara.
Kur jemi te kompetencat ligjore, ne kemi kompetenca që t`i kontrollojmë operatorët telekomunikues dhe secili që mbledh të dhëna personale.
Edhe kompanitë private edhe institucionet publike bartin përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve para Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, deklaroi sot Biljana Volcevska nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, transmeton zhurnal.mk
Ajo shtoi se kontrollorët e të dhënave për komunikimin e telefonisë dhe internet komunikimin janë vet provajderët e internetit dhe ato do të përgjigjen para drejtorisë.
“ Provajderët janë të obliguar që të na tregojnë se i kanë ndërmarr të gjitha masat për kontrollimin e qasjes së komunikimit, për ta garantuar besueshmërinë dhe për të mos lejuar se dikush prej jashtë në mënyrë të pa autorizuar të qaset deri te ai komunikim ose t`i përdor ato të dhëna.
Përpunimi transparent për të gjitha të dhënat e mbledhura është kyç për t`u siguruar siguria e qytetarëve. Të gjitha kompanitë ose institucionet që shfrytëzojnë bazat e të dhënave personale janë të obliguara që t`i informojnë qytetarët për atë se si do të shfrytëzohen të dhënat e tyre dhe a do t`i kërkohet pajtueshmëri për këtë gjë. “, deklaroi ndërmjet tjerash Volceska, transmeton zhurnal.mk.