Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e Qeverisë së vendit thonë se janë duke pritur indikacionet e opozitës për gatishmërinë e mbajtjes së takimeve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Mirëpo subjektet opozitare në vend thonë se deklaratat e pushtetarëve për të takime të përbashkëta janë joserioze, pasi Qeveria ende vazhdon ta mbrojë versionin aktual për demarkacionin edhe në kohën kur nuk i ka votat për ta ratifikuar atë marrëveshje.
Kështu, sipas përfaqësuesve të opozitës, tani është koha më e përshtatshme që Qeveria të bëjë një hap tjetër në këtë çështje.