Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur kështu se nuk ka fluks të shtuar të pritjeve nëpër kufijtë e Kosovës.
Bazuar në të dhënat e QKMK-së, pritjet më të gjata vijojnë deri në 10 minuta, transmeton Klankosova.tv.
Duket se mërgimtarë të pakët kanë mbetur pa u kthyer në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, duke u bazuar në pritjet që gjatë fund korrikut dhe gjithë gushtit, ishin tejet të gjata.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.