Lajmet e fundit

Liderët e Eurozonës kanë biseduar gjatë natës së mbrëmshme në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje për kushtet e një plani të ri për Greqinë.
Reporterët thonë se një draft kompromisi është vënë në samitin e emergjencës por deri tani nuk janë dhënë detale.
Pa një plan të ri, bankat e Greqisë do të përballen me kolaps dhe vendi mund të dalë nga eurozona.
Greqisë i është thënë që ta kaloj legjislacionin mbi një sërë reformash deri të Mërkurën para fillimit të bisedimeve tjera për çfarëdo marrëveshje për një plan ti ri të mundshëm.
Por raportimet e BBC nga Brukseli thonë se ende nuk ka një marrëveshje se çfarë saktësisht Greqia duhet të bëjë, transmeton Klan Kosova.