Lajmet e fundit
Ministrat e financave të Eurozonës kanë përjashtuar mundësinë për vazhdimin e bisedimeve mbi një plan të ri të mëtutjeshëm për Greqinë derisa vendi ta mbajë referendumin të dielën.

Grekëve do të iu kërkohet që të pranojnë ose refuzojnë propozimet e bëra nga kreditorët javën e kaluar, me kërkesën e kryeministrit grek Alexis Tsipras për të votuar “jo”.
Ministri i Financave Yanis Varoufakis ka akuzuar kreditorët për shantazh.
Por ai u zotua se një marrëveshje do të arrihet së shpejti pas votimit dhe se kufijtë e tanishëm të tërheqjeve bankare do të lehtësohen.
Bankat greke nuk u hapen këtë javë pasi që Banka Qendrore Europiane ngriu jetëgjatësinë e likuiditetit.
Shumë njerëz kishin pritur jashtë bankave deri para agimit. Pamjet televizive treguan njerëzit duke pritur në radhë të enjten. Pensionerët ishin ankuar se pensionet e tyre ende nuk ishin depozituar,shrkuan BBC,transmeton Klan Kosova.