Hulumtuesit kanë ekzaminuar 200 të rinj në lidhje me mënyrën e ndarjes nga një marrëdhënie dashurie dhe si ajo ndikon në aktivitetet e tyre në Facebook, raporton Shkenca e marrëdhënieve.
Madje 28 për qind e të anketuarve thanë se kanë ndërprerë lidhjen pas një periudhe të caktuar duke distancuar veten nga Facebook dhe kanë shumë më pak kohë në rrjete sociale.
23 për qind kanë ndryshuar statusin e tyre nga "in relationship" në "single", "komplikuar", ose kanë hequr krejtësisht informacion në lidhje me statusin në Facebook.
Dhjetë për qind e të anketuarve mbetën në Facebook për të përcjell ishin e tyre dhe ndjekur çdo lëvizje të tyre. Nëntë përqind kanë shmangur krejtësisht profilin e ish partnerit apo kanë përdorur opsionin unfollow.
Tetë për qind e tyre nuk kanë ndryshuar asgjë dhe vazhdojnë të sillen sikur ishin në një marrëdhënie. Katër për qind e njerëzve kanë shkruar statuse shumë të trishtuara, një përqindje e tillë bllokon ose fshini miq që kanë lidhje me ish-in dhe katër për qind vendos fotot me vende të reja dhe në shoqërinë e njerëzve të rinj./10minuta/