Lajmet e fundit

Nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Driton Çaushi, thotë se do ta kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht kushtit për liberalizim të vizave.
Sipas tij, opozita do ta zgjedhë opsionin për ruajtjen e territorit, pasi që, siç thotë ai, liberalizimi i vizave me BE-në u takon qytetarëve pa falur tokë.
Numri dy i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës (Lëvizja “Vetëvendosje” - LVV), Driton Çaushi, thotë se Kosova nuk duhet të jetë vendi i vetëm në Evropë që jep territore për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE). Këto komente Çaushi i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se opozita në Kuvend do të bëjë çmos që ta mbrojë territorin e Kosovës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.