Lajmet e fundit

Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se sipas tij, ai nuk e ka prioritet procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, Buzhala u shpreh se Kurti është i vetëdijshëm se ‘nuk i ka renet’ për avancim drejt BE-së, transmeton Klankosova.tv.
“Pikë interesi për anëtarësim në BE ky nuk ka, sepse e di që s’i ka renet”, deklaroi Buzhala në Klan Kosova.
“Nuk shoh alternativë tjetër. Vendi shpëton pa shku në zgjedhje vetëm nëse Albini pajtohet me u ulë me PDK-në dhe me ia dhënë pozitën e presidentit”, tha Buzhala.