Lajmet e fundit

14 çifte u kurorëzuar të hënën në Komunën e Prishtinës për ditën e Shën Valentinit. Por, sipas zyrtares së ofiqarisë, Shpresa Demolli, këtë vit më pak çifte e kanë aranzhuar në këtë datë kurorëzimin, për shkak të pandemisë.
Ndërsa, gjatë ditës në shesh nuk pati shitës ambulantë të luleve sepse inspektorati i komunës i largoi ditë më parë, njofton Klankosova.tv
Por ata që shitën lule treguan se një karafil u shit për 1 euro, trëndafili 2, e buqeta varionte nga 5 deri në 10 euro.