Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka nënshkruar sot një memomrandum bashkëpunimi me ministrin e diasporës, Valon Murati, për festën e përbashkët të 2 gushtit që shënonon përmbylljen e muajit të diasporës.
Murati tha se memorandume të tilla ka edhe me komuna të tjera që muaji i diasporës këtë vit të jetë sa i më begatshëm.
Murati bashkë me Ahmetin premtuan një festë të madhe nëpër sheshet e kryeqytetit dhe në pishinën e Gërmisë , kjo festë që do të zgjas deri në mesnatë.
Dy zyrtarët nuk i bënë të ditura detajet por thanë se do të ketë aktivitete të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka deklaruar se për bashkatdhetarët do të ketë organzime në kryeyqytet edhe gjatë ditëve në vijim./Klan Kosova.