Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë ngritur përsëri edhe këtë të martë.
Kjo po ndodh për shkak të paqartësive rreth luftës në Lindje të mesme që mban tregjet në zgrip. Fitimet gjithashtu janë kufizuar për shkak të frikës që bankat qendrore do t’i mbajnë të larta normat e interesit për më gjatë për t’u përballë me inflacionin. Kjo pritet të ketë ndikim në kërkesë.
Nafta e papërpunuar Brent është rritur për 30 centë për barrel, apo 82.30 dollarë, kurse në West Texas rritja ka qenë për 31 centë, ose kthyer në çmim, 77.23 dollarë, raporton Reuters, përcjell KlanKosova.tv.
Çmimet e naftës ishin afër një nivelizimi të hënën, pas një rritje prej 6 përqind gjatë javës së shkruar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.