Lajmet e fundit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se situata me zjarret do të bëhet më sfiduese në ditët në vijim, pavarësisht se 24 orët e fundit kanë kaluar më mirë falë angazhimit të ekipeve të zjarrfikësve.
Gjatë një vizite në terren në rajonin e Girondës, Macron falënderoi zjarrfikësit për punën e tyre dhe vlerësoi përpjekjet e bëra për përballimin e flakëve, raporton Sky News.
“24 orët e fundit kanë shkuar mirë, falë punës suaj”, u tha Macron zjarrfikësve.
Megjithatë, ai theksoi se situata mbetet e brishtë dhe kërkon përgatitje të vazhdueshme.
“Kjo është ajo që duhet të konsolidojmë në orët dhe ditët në vijim, me nesër padyshim që do të jetë më e ndërlikuar se sot”, deklaroi presidenti francez.