Ditëve të fundit vendi po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.
Kjo ka bërë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, këtë të martë të ftojë në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19, njofton Klankosova.tv.
"Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19" thuhet në kumtesën e MSH-së.
Teksa nuk bëhet e ditur ora e takimit.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.