Lajmet e fundit

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri të KFOR-it, kolonelin Schuler Martin, me të cilën kanë biseduar kryesisht për gjendjen aktuale të sigurisë në komunën e Mitrovicës dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Me këtë rast, kreu i Mitrovicës tha se situata e përgjithshme në komunën e Mitrovicës është aktualisht shumë e qetë, pa tensione dhe pa probleme të theksuara.
“Kjo situatë, bashkë me raportet ndëretnike, po përmirësohen dita-ditës. Vetëm gjatë ditëve të fundit kemi pas lëvizje pozitive në këtë drejtim, që na bëjnë të shpresojmë se paça dhe siguria në Mitrovicë do të stabilizohen plotësisht. E kam fjalën për heqjen e barrikadës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës nga serbët dhe largimin e sheshit në udhëkryqin kryesor në Lagjen e Boshnjakëve, nga ana e shqiptarëve. Këto verime tregojnë vendosmërinë dhe përkushtimin e qytetarëve të ët gjitha përkatësive etnike për të jetuar në paqe e siguri të plotë, ku lëvizja dhe qarkullimi i njerëzve dhe mallrave nuk do të kenë asnjë pengesë”, tha Bahtiri.
Por, vazhdoi, ai, është e sigurt se në këto procese pozitive kanë kontribuua shumë edhe drejtuesit e komunës, institucionet komunale, organet kompetente për rend e siguri, duke përfshi këtu edhe KFOR-in, që ka qenë gjithmonë i gatshëm për të mbështetur qytetarët dhe institucionet në arritjen e këtyre synimeve.
Komandanti i Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri, koloneli Schuler Martin, tha se është i impresionuar me të arriturat pozitive që kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.
“Për mua është me rëndësi të jashtëzakonshme që të kem raporte të mira me drejtuesit e të gjitha komunave që janë në zonën e përgjegjësisë time dhe me qytetarët e e të gjitha përkatësive etnike. Puna e mirë që është bërë dhe proceset pozitive që po zhvillohen këtu, edhe neve na e lehtësojnë shumë punën tonë. Ishte kënaqësi për mua të shikoj largimin e të gjitha barrikadave nga rrugët pa probleme ndëretnike. Prandaj jam shumë optimistë për të ardhmen e Mitrovicës, për paqen, sigurinë dhe lëvizjen e lirë këtu. Po bëjmë hapa të sigurt drejt qëllimit kryesor e që është ardhmëria më e mirë për të gjithë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.