Lajmet e fundit

Njerëzit që i kanë shpëtuar luftës disavjeçare në Siri padyshim se janë njerëzit me më fat por padyshim se kanë mbetur me frikë.
Frikë padyshim se kanë edhe fëmijët - por një video e një babai me vajzën e tij se si i menaxhojnë zhumrat e bombardimeve është video më e mirë që do shihni sot.
Abdullah Muhamed dhe vajza e tij Selva, katër vjeç, mund të shihen duke qeshur me zhurmën e predhave në këtë video të shpërndarë në mediat sociale.
Babai, i shpërngulur në provice Idlib, është përpjekur ta izolojë Selvën nga trauma duke i thënë asaj se zhurma është pjesë e një loje.
Në Shtator 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlib në një zonë de-përshkallëzimi në të cilën aktet e agresionit janë të paligjshme. Por më shumë se 1,800 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi Asad dhe forcat ruse që nga ajo kohë.