Lajmet e fundit

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë në një letër urimi dërguar udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un me rastin e 105 vjetorit të lindjes së themeluesit të këtij vendi Kim Il-sung tha se se të dyja vendet zhvillojnë luftë të përbashkët kundër dominimit të fuqive të mëdha.
"Si dy vende mike shënojmë këtë përvjetor dhe në të njëjtën kohë luftojmë kundër ambicieve çtë çmendura të fuqive të mëdha që të gjitha vendeve t`ia shfaqin politikat ekspansioniste dhe hegjemoniste të saj", thuhet në telegram, raporton agjencia Qendrore e lajmeve të Koresë (KCNA), transmeton Klan Kosova.