Lajmet e fundit

Koalicioni ushtarak i mbështetur nga SHBA-të në Siri ka ndaluar ofensivën e tyre në afërsi të digës Tabqa kështu që inxhinierët mund të vazhdojnë punën e tyre të nevojshme për të siguruar se diga vazhdon të funksionojë.
Ky koalicion po lufton me militantët e Shtetit Islamik për kontrollin e strukturës, e cila është në lumin Eufrat në perëndim të Raqqa, transmeton Klan Kosova.
Të dielën, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka mohuar pretendimet se sulmet ajrore kishin dëmtuar digën.
Megjithatë, ka pasur raporte se diga është jashtë shërbimit.
OKB-ja ka paralajmëruar se në qoftë se diga do të rrëzohet, kjo mund të çojë në përmbytje në një "shkallë masive" në të gjithë provincën Raqqa me "pasoja katastrofike humanitare".