Lajmet e fundit

Imazhe të reja nga sateliti paraqesin dëme të mëdha tek një bazë ajrore në Siri e cila aktualisht është në përdorim të forcave ruse, pas një sulmi nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sipas pamjeve të kompanisë së inteligjencës Stratfor, katër helikopter dhe 20 kamionë janë shkatërruar nga të shtëna të njëpasnjëshme brenda bazës T4, gjatë javës së kaluar.
Shkaqet e të shtënave ende nuk dihen.
Një uebfaqe ruse ka thënë që helikopterët janë përdorur nga forcat ruse dhe siriane, përderisa Rusia ende nuk ka dhënë deklaratë zyrtare.