Lajmet e fundit

Dy spitale janë goditur nga sulme të reja ajrore në veri të Sirisë, duke shkaktuar një numër të madh vdekjesh dhe lëndimesh, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Në Azaz, nga sulmet ajrore kanë vdekur të paktën 10 persona, ndërsa 8 nga stafi i një spitali në Maarat al-Numan kanë mbetur të zhdukur.
Këto sulme janë kryer menjëherë pasi Rusia dhe fuqitë e tjera botërore janë marr vesh për armëpushim në Siri.
Është ende e paqartë se nga kush janë kryer sulmet, mirëpo, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka thënë ishin aeroplanët rusë ata që kanë godtuir ndërtesat në Azaz.
Rusia ka mbështetur me sulme ajrore në Siri, forcat qeveritare të Bashar al-Assad në luftën kundër terroristëve.