Lajmet e fundit

Dërgesat e para ushqimore kanë arritur në periferi të Damaskut në Darayya, që nga viti 2012, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kamioni i cili bartte ushqim, miell e pajisje mjekësore ka arritur në qytetin i cili ishte ndër të parët që kundërshtoi qeverisjen e Bashar al-Assad.
Një dërgesë tjetër që është bërë në fillim të këtij muaji në Darayya kishte me vete vetëm pajisje mjekësore.
Njësiti special i OKB-së për Siri, ka deklaruar që qeveria siriane ka dhënë leje për dërgimin e ndihmesave në 19 zona të ndryshme.