Ambasada e Rusisë në Damask, kryeqytetin e Sirisë, është sulmuar me mortajë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë, përcjellë Klan Kosova.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, ambasada është sulmuar me dy mortaja dore nga terroristët.
Pas sulmit të lënduar nuk ka pasur, përveç disa dëmeve materiale, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria rus.
Moska zyrtare ka thënë se do ta përcjellin me shumë kujdes se kush do ta dënojë këtë e akt e kush jo nga shtetet e perëndimit, ndërsa kanë deklaruar se Rusia do të vazhdojë luftën e saj kundër terrorizimit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.