Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi mori sot pjesë në Samitin e Kryetarëve të Komisioneve për Punë të Jashtme të shteteve të Evropës, konkretisht në panelin e katërt “Lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon”.
Zëvendësi i Isa Mustafës ka thënë mes tjerash se hapja e perëndimit për të rinjtë e Kosovës,është çelës për parandalimin e ekstremizmit.
Sipas tij, Kosova në këtë aspekt është më ndryshe, meqenëse kjo luftë ka të bëjë edhe me identitetin shtetëror.
Kuçi ka theksuar nevojën për krijimin e një qendre për luftimin e këtyre dukurive, ku duhet të përfshihen jo vetëm organet e drejtësisë, por edhe ato që merren me çështje sociale, edukative dhe arsimore. Andaj, zëvendëskryeministri potencoi rëndësinë e bashkëpunimit sidomos me bashkësitë fetare, në luftën kundër radikalizmit, transmeton Klan Kosova.