Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria Haradinaj ndodhet në një situatë delikate, pasi gjendet nën limitin e mbështetjes parlamentare.
Kjo sipas Lutfi Hazirit të LDK-së, pasi vota e 61 është neutrale, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime nënkryetari i LDK-së, i dha sot në Zona B të Klan Kosovës, ndërsa shtoi se në këtë gjendje pritet që Kosova përsëri të shkojë në zgjedhje.
''Është muaji i dytë në Kosovë që po kalohet pa zgjedhje. Nuk besoj që një qeveri e cila është nën limitin e mbështetjes parlamentare, vota e 61 është neutrale. Qeveria si e tillë është si e ngulfatur politikisht''.
Ndërsa i pyetur se jetën e kësaj qeverie LDK po e mban në infuzion, e mund ta shpëtojë kurdo, Haziri ka deklaruar:
''Po, e vërtetë. Nëse Qeveria do të votojë një ligj, atëherë ne jemi Opozitë por kemi me u sjellë me dinamikë por edhe me kulturë të opozitarit''.
''Kauzat tona janë të qarta, por dëshirojmë t’i shtyjmë proceset në Kosovë përpara. Pa zgjedhje nuk ka stabilitet në këtë vend dhe riformatimet nuk kanë sjell fort sukses në Kosovë''.