Keqpërdorimi i aseteve publike vazhdon të bëhet nga zyrtarët publikë në Kosovë.
Madje llogaridhënia për paranë publike, me gjithë se ka shënuar përmirësime ende mbetet shqetësuese.
E në një tryezë organizuar nga instituti GAP, u përmenden edhe institucionet më të larta të shtetit që kanë fare pak transparencë, njofton Klan Kosova.
“Institucionet më të mbyllura janë; Zyra e Kryeministrit, Ministra e Jashtme dhe e Inntegrimeve dhe të tjera”, thonë nga GAP.
Por, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, tha se kanë bërë shumë reforma.
Madje, ai njoftoi se nga një janari do të ketë kontrolle edhe më të rrepta sidomos në prokurimin publikë.
Premtim për ndihmë në këtë tryeze dhënë përfaqësuesit e ambasadës amerikane.
Mikale Dlearosa, tha se nga viti i ardhshëm do të nisnin një projekt 5 vjeçar që ka të bëjë me trajnimin e zyrtarëve për përdorimin e sistemit elektronik të prokurimit.
Kronikë nga Dibran Istrefi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.