Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër do të bëhet me 14 gusht.
Ai ka thënë edhe se janë duke biseduar për heqjen e disa barrikadave tjera dhe kjo pritet të ndodh këto dy ditë para rivitalizimit të urës së Ibrit.
Bahiti, në një prononcim për Telegrafin, pohoi se janë lajmëruar të gjitha organet kompetente edhe Policia e Kosovës për ditën kur do të lirohet për qarkullim ura e Ibrit.
“Rivitalizimi i urës së Ibrit do të bëhet më 14 gusht këtë të diel. Janë kryer të gjitha punët edhe organet e policisë janë njoftuar. Tani jemi duke biseduar edhe për largimin e të gjithave barrikadave brenda qytetit para se të ia filloj rivitalizimi i urës. Deri nesër do t’ju tregojmë se kur do të largohen disa barrikada që janë brenda qytetit të veriut të Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.