18.11.2016 · përditësuar para 3543 dite1 min lexim
Rezultatet e autopsisë për aktivistin e vdekur në burg të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin, kanë dalur dhe sipas tyre ai është vetëvrarë nga dëmtimet e vet-shkaktuara, njofton Klan Kosova.
Dehari, sipas autopsisë, i ka shkaktuar vetës asfiksi mekanike.
Lajmin e ka bërë të ditur Sylë Hoxha, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit.
"Në këtë fazë të hetimeve nuk është gjetur asnjë provë apo dëshmi e jashtme që mund të ketë shkaktuar vdekjen e Deharit".
"Vdekja është vetshkaktuar dhe është përcjellë edhe me gjakderdhje të jashtme".
"Deritash nuk ka as të dyshuar".
"Që i bie se ky rast është vetëvrasje".
Astrit Dehari, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndërruar jetë me 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ai dyshohej se ishte përfshirë në sulmin që iu bë Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, ndërsa prej 68 ditësh po mbahej në paraburgim.
Më poshtë është deklarata e plotë e kryeprokurorit Sylë Hoxha.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.