Lajmet e fundit

Singapori ka konfirmuar 41 raste të virusit Zika të cilat janë transmetuar në nivel lokal, transmeton Klan Kosova.
Shumica e të infektuarve ishin punëtorë të huaj dhe të gjithë kanë jetuar ose punuar në të njëjtin rajon të vendit, tha ministria e shëndetësisë.
34 persona janë shëruar plotësisht, mirëpo shtatë janë ende në spital.
Zika, e cila përhapet nga mushkonjat, por gjithashtu mund të transmetohet seksualisht, është shpallur si një emergjencë globale e shëndetit publik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin shkurt.
Singapori ka deklaruar rastin e parë të Zikas në maj, nga një 48-vjeçar i cili kishte udhëtuar për në Brazil.