Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Irlanda, Sinead O’Connor është duke qëndruar në spital.
Ajo është duke marrë trajtim mjekësor pasi kishte shkruar një mesazh vetëvrasës në llogarinë e saj në Facebook.
Në këtë mesazh thuhej se ajo kishte marrë overdozë.
“Kjo javë më ka shkatërruar, veçanërisht dy ditët e fundit. Kam marrë overdozë, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të fituar respektin. Nuk jam në shtëpi, jam në një hotel, diku në Irlandë” kishte shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.
Disa orë më vonë, policia irlandeze kishte raportuar se kishte gjetur këngëtaren shëndoshë e mirë.
Ajo ishte ankuar se ishte “braktisur” nga bashkëshorti i saj dhe fëmijët.
“Jam një mama dhe një njeri i tmerrshëm që kam mbetur kaq e vetmuar. Kam javë të tëra që vetëm vajtoj”.
O’Connor, që iu nënshtrua një histerektomie në prill është shprehur se nëse nuk do ta postonte këtë, fëmijët e saj nuk do ta gjenin kurrë atë.
Ndryshe këngëtarja 48 vjeçare njihet se shumë shpesh në të kaluarën ka folur për telashet e saj dhe problemet mendore ku në disa raste është shtruar në spital.