Lajmet e fundit

Sindikata e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Gjelosh Vataj dhe zyrtarit të larte të financave, Selatin Retkoceri nga bordi i kompanisë, duke thënë se bordi nuk ka respektuar rregullat ligjore dhe shkarkimi i tyre ndodhi pa u njoftuar sindikata.
Sipas këtyre të fundit është dashur të caktohet data, rendi i ditës së mbledhjes për shkarkimin, dhe të sqarohen mirë pse u shkarkua shefi ekzekutiv herën e parë dhe pse u rikthye nga ky bord.
Sindikata thotë se po i njëjti bord prapë pa asnjë njoftim shkarkoi kryeshefin ekzekutiv dhe zyrtarin e lartë të financave, me një vendim dhe për të njëjtën fajësi, transmeton Klan Kosova.