Lajmet e fundit

Në lidhjen direket të emisionit “Ora e Fundit” është diskutuar për protestën që punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës e kanë zhvilluar sot gjatë ditës, të cilët kanë kërkuar zbatimin e plotë të kontratës kolektive.
Të ftuarit e gazetares Arjeta Dragaj ishin Edmond Nulleshi zëdhënësi i KEK-ut si dhe Xhemail Gërguri nga sindikata e punëtorëve të KEK-ut.
Gërguri i cili ka përfaqësuar punëtorët e kësaj korporate ka thënë se ata po kërkojnë zbatimin e kontratës kolektive ku kanë paraqitur edhe disa pika.
“Pika e parë ka të bëjë me rritjen e rrogës vitin e ardhshëm, ne kërkojmë që te kemi pushimet, shpërblimet për punën, të paguhen familjet e punëtoreve që vdesin në punë, te kemi shujtën e ushqimi nga 2 euro”, ka thënë Gerguri.
“Ne do ta ngrisim zërin për problemet e shqetësimet tona”.
Ndërsa zëdhënësi i KEK-ut Edmond Nulleshi, tha se menaxhmenti është duke i trajtuar të gjitha kërkesat e punëtorëve të KEK-ut.
“Gati për çdo vit kemi pas rritje të pagave tek punëtorët, ndërsa sa i përket kontratës kolektive, KEK-u është lider në Kosovë sa i përket zbatimit të saj”, ka thënë Nulleshi.
“Duke filluar nga ana e përvojës së punës, kemi rregullu çështjen e transportit, ne kemi rregullu edhe çështjen e pushimeve mjekësore si pasoj e lëndimeve në punë”.
“Përmes këtij rregullimi shëndetësor, në rast të vdekjes në punë, familjet paguhen me një pagë të konsiderueshme”.
Ndërsa Gërguri ka thënë se përveç përvojës së punës që paguhet të tjerat nuk janë ashtu siç thotë Nulleshi.
“Aty ka hapësirë për shumë ndryshime e plotësime, përshembull ushqimi nuk i plotëson as 10 përqind të nevojave tona”.
“Ne do të vazhdojnë me protestën deri në realizimin e protestave, udhëheqësia duhet të na jap një përgjigje rreth kërkesave tona”.
Nulleshi ka thënë se menaxhmenti do të diskutoj për të gjitha brengat e tyre.
“Por ne duhet të kemi kujdes që të mos marrim vendime në kundërshtim me ligjin”.