Lajmet e fundit

Posta e Kosovës sot ka shënuar 25 vjetorin e themelimit të federatës sindikale të punëtorëve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari aktual i sindikatës së PTK-së, Lamih Balaj duke falenderuar punëtorët e vjetër të këtij institucionin iu tha atyre se janë meritorë për suksesin që e ka shënuar Posta.
Për nder të këtij përvjetori është promovuar edhe një monografi e titulluar "Aktiviteti politik dhe sindikal i punëtorëve të PTT-së së Kosovës prej vitit 1990 deri në vitin 1999" Burim Zagraxha.
Në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe sindikalistët e asaj kohe, njofton Klan Kosova.