Lajmet e fundit

Këtë të hënë në ora 11:00 është paralajmëruar mbajtja e një proteste në kryeqytet.
Është Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës që ka njoftuar se do të mblidhet për të protestuar para Qeverisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Ata janë duke kërkuar miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Nga Qeveria në të kaluarën janë dhënë premtime se kjo çështje do të përfundohet, mirëpo deri më tani premtimi nuk është realizuar.