Lajmet e fundit

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj iniciativës për kategorizimin e oficerëve doganor në staf civil.
Kjo sindikatë vlerëson se kategorizimi i punonjësve të Doganës së Kosovës si shërbyes civil, ndryshimi i statusit të zyrtarëve doganor, organizimit të Doganës së Kosovës do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në rolin dhe misionin kompleks të Doganës në fushën e sigurisë kufitare por edhe në mbledhjen e të hyrave, ku Dogana dhe punonjësit e saj që nga themelimi vlerësohen lartë në përmbushjen e këtij misioni dhe objektivave të shtetit.
“Duke pasur parasysh faktin që klasifikimi i paraqitur për pozitat doganore ne aneks nuk përshtatet me statusin, përgjegjësitë, kompleksitetin, rrethanat dhe kushtet në të cilat punojnë zyrtarët doganor, të cilët janë dëmtuar në paga sipas draft propozimit te fundit nga grupi punues”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.
Ata kanë kërkuar nga Ministri i Administratës Publike, Yagcilar (sponzorues i këtyre draft ligjeve) nga grupi punues, të ketë parasysh propozimet e tyre si vijon: