Lajmet e fundit

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i ka dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, në të cilën ka shprehur shqetësimin përkitazi me moskalimin e draft statutit për Trepçën të propozuar nga punëtorët.
"Minatorët dhe punëtorët e Trepçës janë të zhgënjyer me qasjen e Bordit të Trepçës. I nderuari kryeministër, nga ju është premtuar që të dy versionet e draft statutit për Trepçën t’ju dërgohen në Parlament, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe minatorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të krijuar dhe nuk përjashtohet eskalimi i situatës ku mund të shkoj drejt protestës apo grevës së përgjithshme".
Në letër mes tjerash thuhet se gjendja aktuale në Trepça nuk është e mirë, pasi kërkesat dhe vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh nga Bordi i Trepçës dhe Qeveria e Kosovës, transmeton Klan Kosova.