Lajmet e fundit

Federata e Pavarur “Elektrokosova”, Sindikata e Pavarur Energjetike e Kosovës si dhe Federata e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të punëtorëve të institucioneve që i përfaqësojnë ata.
Hysni Gashi kryetar i sindikatës së "Elektrokosovës" ka kërkuar nga Qeveria që t`i bëj presion KEDS--it që t`i plotësojë kërkesat e punëtorëve.
Ai njëherit ka thënë se në rast të mos plotësimit të kushteve të punëtorëve të kësaj kompanie, do të protestojnë kundër ekzekutivit, njofton Klan Kosova.