Lajmet e fundit

Kandidati i Vetëvendosjes për Deçanin, Zekë Sinanaj ka shpalosur programin e tij qeverisës për fushën e shëndetësisë.
Ai ka dhënë premtimet e tij për shëndetësi derisa ka thënë se gjendja aktuale në këtë fushë në komunën e Deçanit është në gjendje shumë të rëndë.
“Për shëndetësinë, do të funksionalizojmë potencialet e Mjekësisë Qendrore dhe Familjare e ku as për së afërmi nuk përmbushin kushtet e parapara”.
“Në Deçan janë 40.000 banorë e ku nuk ka as internist, as pediatër, as gjinekolog pasi shërbimi gjinekologjik funksionon vetëm 10 %. Poashtu nuk ka barna esenciale derisa në fshatra nuk punon shërbimi dentar stomatologjik”.
“Do t’i funksionalizojmë të gjitha këto në bazë të modelit që ka ndjekur Prishtina, pasi Prishtina është shembull në tërë rajonin”.
Sinanaj në Magazina Lokale në Klan Kosova ka treguar edhe programin e tij për bujqësinë në komunën e Deçanit.
“Bujqësia në programin tonë do të jetë prioritet për zhvillim edhe për punësim të banorëve të kësaj komune”.
“Kemi paraparë që 80 % të vijave klasike që kanë qenë të vjetra do të bëhen të betonuara dhe kështu bujqit do të kenë mundësi të ujisin tokat e tyre”.
“Ka pasur subvencione të shumta dhe ne do të fiksohemi që ato të shpërndahen në mënyrë të barabartë. Në bashkëqeverisje me ta do të merremi vesh se ku do të shkojnë ato mjete që subvencionet të jenë në funksion të bujqve”.