Lajmet e fundit

Kandidati për Kryetar të Deçanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Zekë Sinanaj, ka thënë se qeveria e tij do të ofrojë transparencë radikale, duke thënë se komuna do të bashkëqeverisë me qytetarin, njofton Klan Kosova.
Sinanaj tha se do të ketë transparencë radikale në prokurorim, në shpenzime komunale dhe në procesin e punësimit në komunë.
Ai tha se i ka garantuar qytetarët nëpër të gjitha tubimet se komuna do të bashkëqeverisë me qytetarin ,dhe do të jetë e njoftuar për çdo gjë.
“Komuna do të bashkëqeverisë me qytetarin”, tha Sinanaj në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.
Sinanaj shtoi se qytetari do të njoftohet se kush do ta fitojë tenderin, pse e ka fituar dhe në bazë të çfarë kritereve, prandaj edhe tha se e kanë quajtur transparencë radikale.
Ai po ashtu ka folur edhe për punimet dhe mungesën e punimeve nga qeveria aktuale.
Sinanaj u ankua se nuk janë kryer impiantet në disa fshatra, ndërsa tha se ka vërejtje të shumta nga banorët e këtyre fshatrave.
Për më tepër, ai tha se auditori gjeneral ka bërë të ditur se komuna e Deçanit është në humbje prej 1 milion e 230 mijë eurosh.