Lajmet e fundit
Simptomat e para me të cilat mund të përballet një person e të cilat janë informim se jeni duke u rrezikuar nga një sulm në zemër janë kryesisht, ndjenjë e presionit dhe shtrëngimit të lartë në pjesën e gjoksit të cilat mund të shoqërohen edhe me dhimbje të gjymtyrëve, nofullës, shpinës, stomakut dhe të qafës.

Simptomat tjera që nuk mund të duken shumë serioze por që janë alarm se diçka me trupin nuk është në rregull janë: Mundim, marramendje, të vjellura dhe djersitje e lartë.
Nëse keni këto simptoma atëherë mundohuni të jeni sa më të qetë, zini pozitën gjysmë ulur, ju ndalohet ecja ose bartja e ndonjë ngarkese fizike.
Merrni një tabletë Aspirin ose Andol nëse keni në shtëpi.
Dhe përfundimisht thirreni ndihmën e shpejtë që të transportoheni sa më shpejt në spital.