Dëmtim nervor është një dëmtim progresiv i qëndrueshëm i indeve. Ka shumë variacione apo faktorë që çojnë në dëmtimin e tyre.
Simptomat nga dëmtimi nervor varen nga lloji i nervit të prekur ngase dëmet nervore mund të ndodhin në palcën kurrizore dhe trurit, e gjithashtu edhe në pjesë të tjera të trupit.
Simptomat më të zakonshme të dëmtimit të sistemit nervor janë paaftësia për të ndjerë dhimbje gjoksi, djersitje të lehta, mosfunksionimi i fshikëzës, çrregullime seksuale, goja dhe sytë e thatë etj.
Nëse jeni diabetik, ju mund të vuani nga dëmet nervore në qoftë se nuk e kontrolloni nivelin tuaj të sheqerit në gjak, transmeton Klan Kosova.
Hani sa më shumë fruta, merrni vitamin B12 e cila është një lëndë ushqyese thelbësore që riparon nervet e dëmtuara dhe i forcon ato, përdorni edhe xhenxhefil pluhur ngase ajo përmirëson lëvizshmërinë.