Lajmet e fundit

Pothuajse gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, personazhet e filmit të animuar The Simpsons, parashikuan Donald Trump, se do të jetë President i Shteteve të Bashkuara.
E pikërisht një parashikim i tillë doli të jetë i sakt, pasi që Amerika, zgjodhi të parin e saj, saktë sikurse e kishin parashikuar familja e njohur shumë e dashur për ju e Simpsonëve, njofton Klan Kosova.
Ishte seria ‘’Bart to the Future’’ e cila fillimisht ishte transmetuar në mars të vitit 2000, kur Lisa Simpson vendos të bëhej presidente e SHBA-së, për tu ngarkuar me rivendosjen e rendit dhe ligjit, pas paraqitjes Trump, si një falimentues i kombit.
Skenaristi i The Simpsons, Dan Greaney tha për Hollywood Reporter, se episodi i cili ishte transmetuar në mars, ishte menduar si një ‘’paralajmërim për Amerikën’’, njofton Klan Kosova.
Familja e Simpsonëve, kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të parashikuar të ardhmen, prandaj dhe po konsiderohen shumë të saktë në atë se çfare e thonë.