Lajmet e fundit

Anëtari i jurisë së X Factor, Simon Cowell, ka folur rreth ndarjes së One Direction dhe rreth asaj nëse ai mendon që kjo do të jetë e përjetshme.
“Të jem i sinqertë, unë nuk e di nëse ata do të ndahen”, ka thënë Simon për Yahoo, transmeton Klan Kosova.
“Edhe pse ishin të rinj, kishin një orar lodhës dhe pas një kohë unë kam mundur të shoh se ata janë rraskapitur, dhe kur më pyetën se çfarë unë mendoj për ndarjen, i kam thënë të bëjnë çfarëdo që ata duan. E kam ditur qe një kohë që ata do të pushojnë në vitin 2016, pasi u detyruan nga ngarkesa e madhe e punës”
“Unë i kam thënë: Merrini personalisht vendimet tuaja. Unë shpresoj që do të rrini të bashkuar por këtë duhet ta bëni për veten tuaj. Ata janë djem të mençur dhe do të dinë të marrin vendime të duhura”, ka shtuar Cowell.