The Beatles është grupi më i famshëm muzikor, prandaj gjithmonë ka diçka të re për t’u thënë për të.
Simon Cowell, gjyqtari i njohur nga X-Factor dhe American Idol, ka vendosur që ta realizojë një film për liverpool-asit më të njohur, duke e adaptuar novelën e animuar The Fifth Beatle.
Filmi do të fokusohet në Brian Epstein, mikun dhe menaxherin e djemve të The Beatles për një kohë të gjatë, transmeton Klan Kosova.
Cowell e ka theksuar admirimin për heroin e filmit:
“Gjithmonë jam fascinuar nga Brian Epstein dhe rrëfimi i tij”.
“Ai ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në suksesin marramendës të The Beatles”.
“Edhe pse është menaxheri më i talentuar i të gjitha kohërave, tregimi për të ende nuk është thënë në plotëni”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.