Lajmet e fundit

Simon Cowell ka folur për herë të parë për “nëntë muajit e tij të tmerrshem”, të shohesh nënën duke vdekur.
Ai tregoi hapur për nënën e tij që vdiq dy javë më parë në moshën 89 vjeçare, duke thënë: “Ajo ka qenë e sëmurë për një kohë të gjatë”.
Simon tregoi prapa skenës së X Factor për The Sun: “Nuk kam dashur të ngarkoi askënd me problemet e mija, kjo është arsyeja pse nuk kam biseduar asnjëherë rreth kësaj”.
“Kjo ka qenë pjesa më e vështirë e jetës sime”, transmeton Klan Kosova.
Cowell mungoi vetëm dy ditë në X Factor, dhe ai shtoi diçka rreth kësaj: “Kjo është pikërisht gjëja që nëna ime ka dashur të bëjë, sepse ajo e donte atë çfarë unë bëja”.
Ai shtoi: “Kush e ka takur nënë time, e ka dashur atë shumë”.