Lajmet e fundit

Kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës nga Lista Serbe, Igor Simiq tha sot se zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit kanë kuptim si të një referendumi.
"Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme ky është një referendum në të cilin qytetarët do të vendosin nëse ne duam që të qëndrojmë dhe mbijetojnë në Kosovë dhe Metohi", tha ai për Radio Kontakt Plus.
Simiq tha se në zgjedhjet e 11 qershorit vendoset në mes të përfaqësuesve të besueshëm politik, të cilët do të jenë në gjendje që luftën politike për mbijetesën e serbëve në Kosovë ta transferojnë në parlamentin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.