Lajmet e fundit

Kreu i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se projektligji për "Trepçën" është i papranueshëm dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog, njofton Klan Kosova.
Ai në seancën e sotme parlamentare theksoi se në hartimin e këtij projektligji nuk ka marrë pjesë asnjë nga deputetët serbë.
Sipas tij rreth këtij projektligji do të duhen konsultime me bashkësinë serbe, eskpertë lokal dhe ndërkombëtar.
" Vetëm kësisoj duhet gjetur zgjidhja për Trepçën", ka shtuar ai.
Simiq ka ripërsëritur kërkesën e grupit parlamentar në krye të të cilit është që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës së seancës së sotme të parlamentit.
" I ftoj të gjithë deputetët të votojnë që të shtyhet projektligji”, ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.