Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq serbe ka thënë se pret që aksionarët dhe kreditorët e "Trepçës" të fillojnë procedurat gjyqësore kundër Qeverisë së Kosovës, duke përmendur pretendimet e kreditorëve në vlerë të 300 milionë euro.
Simiq në Radiotelevizionin e Serbisë tha se kërkesa e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për anuilmin e ligjit të "Trepçës",është një tjetër provë se menaxhimi dhe punëtorët e gjigantit metalurgjik si dhe "përfaqësues politikë, kishin të drejtë kur dërguan ankesë në Gjykatën Kushtetuese për një veprim të tillë të dëmshëm", transmeton Klan Kosova.
"Përfaqësuesit politikë serbë presin që rreth këtij ligji si dhe për raste të tjera të deklarohen edhe instanca të tjera në ekipet e të cilave ka njerëz me integritet shkencor dhe moral, dhe të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të shpallë ligjin jokushtetues", thotë Simiq.
Ligji thotë Simiq, nuk ka "mbrojtur interesat vitale të komunitetit serb dhe ka shkelur të drejtat e punëtorëve, aksionarëve dhe kreditorëve.
Ai shpjegon se Gjykata Supreme theksoi se ligjet e kontestuara kombinati i "Trepçës" i transformuar në një kompani të re e cila në vete ka marrë të gjitha të drejtat për pronën, infrastrukturën dhe çdo gjë që është e vlefshme, si dhe detyrimet ndaj kreditorëve dhe borxheve ia ka lënë kombinatit.
Sipas tij, dikush mund të parandalojë fillimin e procedurës dhe se të kërkojë që ligji të shpallet antikushtetues, sepse në këtë rast është deklaruar Gjykata Supreme e Kosovës, dhe, ai shpreson, se do të deklarohen edhe instanca të të tjera në të ardhmen.
Lista Serbe ngriu punën në Kuvendin e Kosovës pas miratimit të Ligjit të "Trepçës", transmeton Klan Kosova.