Lajmet e fundit

Kryetari i Listës serbe Slavko Simiq ka dënuar ashpër grafitet e bëra në Gjilan, duke shtuar se "mesazhet e urrejtjes janë të papranueshme".
Simiq në një deklaratë me shkrim dhënë "Tanjugut" tha se për vite me rradhë, mesazhe të tilla të urrejtjes janë të papranueshme në Kosovë, dhe siç tha ai "kjo është një urrejtje e cila është e drejtuar direkt ndaj komunitetit serb", transmeton Klan Kosova.