Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe Slavko Simiq ka mohuar se deputetët serbë të kenë marrë ndonjë ftesë për bisedime nga ana e Qeverisë së Kosovës rreth kthimit të tyre në institucione, njofton Klan Kosova.
"Akoma askush nuk na ka ftuar. Ligji për "Trepçën" u miratua për një ditë. Ne kemi kërkuar që të mos diskutohej ky ligj, megjithatë Kuvendi nuk i morri në konsideratë kërkesat e komunitetit serbe dhe ato të 3000 mijë punëtorëve të "Trepçës". Për këtë arsye kemi ngrirë pjesëmarrjen në institucione. Akoma askush nuk na ka thirrur që të flasim për "Trepçën", e as për kthimin tonë në institucione", tha Simiq për RTV Kim, përcjellë Klan Kosova.